Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Neuer i afrohet fundit, Bayern “piketon” portierin e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Neuer i afrohet fundit, Bayern “piketon” portierin e Serie A
Manuel Neuer

Bayern Munich ka nisur kërkimet për zëvendësuesin afatgjatë të Manuel Neuer, i cili po i afrohet fundit të karrierës së tij me klubin bavarez.

Në krye të listës së portierëve të preferuar ndodhet Mike Maignan, gardiani i Milan, i njohur për paraqitjet e tij të qëndrueshme në elitën e futbollit europian.

Maignan është nën kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2026, por bisedimet për rinovim janë ngadalësuar kohët e fundit. Kjo situatë ka hapur rrugën për një lëvizje të mundshme gjatë verës së ardhshme, nëse palët nuk gjejnë një marrëveshje.

Në skenarin më optimist për klubet e interesuara, Maignan mund të largohet si lojtar i lirë në qershor 2026. Kjo ka shtuar interesin e Bayernit, që po përgatitet për të ardhmen e periudhës “post Neuer”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7