
Bayern Munich është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Konrad Laimer nuk mund të jetë i vetëm gjatë gjithë sezonit, ndërkohë që Stanisic tashmë preferon më shumë qendrën.
Në krahun tjetër edhe Joshua Kimmich bën më mirë në mesfushë, diçka që e ka treguar gjithmonë e më shumë nga ndeshje në ndeshje. Edhe Sacha Boey nuk bind dhe me shumë mundësi do të largohet.
Në këto kushte, bavarezët kanë “piketuar” mbrojtësin e preferuar. Bëhet fjalë për Malo Gusto, francezi i cili momentalisht luan me Chelsea në Premier League.
Mbrojtësi ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2030 dhe për këtë arsye, Bayernit mund t’i nevojiten rreth 50 milionë euro për shërbimet e tij. Megjithatë pritet të shihet si do të shkojë ky “operacion” dhe nëse do të kryhet me sukses.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, 22-vjeçari ka marrë pjesë në 48 ndeshje me Chelsea. Malo Gusto gjithashtu ka asistuar në 3 raste.