
Xabi Alonso është një nga trajnerët më të kërkuar nga skuadrat “big”. Paraqitjet e Bayern Leverkusen me të në stol kanë tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve dhe kanë marrë vëmendjen e gjithë tifozëve.
Një prej skuadrave është Real Madrid që e shikon spanjollin sit ë duhurin për të zëvendësuar në stol Carlo Ancelottin, në rast largimi të këtij të fundit. Sipas “Marca” bëhet me dije se drejtuesit gjermanë vështirë të heqin dorë kollaj nga shërbinet e tij dhe për këtë siç dihet vazhdon puna për një kontratë të re.
Te Leverkusen shpresojnë dhe dëshirojnë që Alonso të binden me kontratën e re dhe të firmosë rinovimin. Javë intensive janë për gjermanët dhe e ardhmja e timonierit të tyre do të vendoset përfundimisht në muajin mars.