
Julian Nagelsmann
Sot është dita e Bayern Munich, falë barazimit 2-2 midis Freiburgut dhe Leverkusenit, ata mund të festojnë fitoren matematikore të titullit të 34 në kampionat gjerman. Urimet nga trajneri gjerman Julian Naglesmann, të raportuara prej “Kicker”:
"Urime Bayern Munich për fitimin e kampionatit gjerman kaq herët dhe veçanërisht Vincent Kompany, për titullin e tij të parë si trajner në Gjermani.
Jam shumë i lumtur për të gjithë lojtarët tanë në ekipin kombëtar, këtë vit në veçanti për Thomas Muller, i cili po i thotë lamtumirë Bayernit pasi fitoi titullin e tij të 13-të. Ai po largohet si një legjendë”, tha Nagelsmann.
Poll