Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Musiala i rikthehet stërvitjeve në Bayern Munich, Kompany: Dua t’i jap pushimin e nevojshëm (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Musiala i rikthehet stërvitjeve në Bayern Munich, Kompany: Dua
Jamal Musiala

Sulmuesi gjerman, Jamal Musiala i cili luan për Bayern Munich i është rikthyer fushës kjo pasi 22-vjeçari u bashkua me ekipin në seancat stërvitore. Kjo është bërë e ditur dhe nga postimi i bërë nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”. Rikthimi i tij vjen pas dëmtimit të rëndë kur Musiala theu këmbën e majtë dhe pësoi lëvizje të kyçit të këmbës në humbjen çerekfinale të Bayern ndaj Paris Saint-Germain, gjë e cila tronditi klubin dhe tifozët.

Ndërsa për gjendjen e sulmuesit gjerman, ka folur edhe trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany. I cili ka shpjeguar se dëmtimi i atillë mund ta mbante atë larg fushës deri në janar, por megjitatë edhe pse ai u rikthye në mes dhjetori, ekipi do ti japë të gjithë kohën dhe mbështetjen e nevojshme.  

 “Plani fillestar ishte janari, por do të shohim. Dëmtimet afatgjata ndonjëherë shërohen më shpejt, ndonjëherë kërkojnë më shumë kohë. Prandaj dua t’i jap pushimin e nevojshëm për një rikthim të sigurt”, ka përfunduar tekniku i bavarezëve.

Musiala shpreson gjithashtu që të jetë pjesë e Gjermanisë në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA nga 11 qershori deri më 19 korrik. Ndërkohë, Bayern ka kaluar një sezon pothuajse perfekt në mungesë të tij, duke nisur edicionin 2025/26 me 16 fitore radhazi në Evropë dhe duke kryesuar Bundesligën me 9 pikë diferencë.

Poll

Lexo gjithashtu