Givairo Read
Bayern Munich po përgatitet për merkaton e verës, teksa një emër i ri ka dalë në skenë, ai i Givairo Read. Klubi bavarez shpreson ta bindë mbrojtësin e djathtë të Feyenoord, që të transferohet në Bundesligë këtë verë.
Por, vlen të theksohet se konkurrenca është e fortë, sidomos nga Manchester City. 19-vjeçari shihet si një nga mbrojtësit më premtues në futbollin evropian, teksa performancat e tij me klubin holandez, nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Interesi i Bayern është konkret dhe tashmë gjermanët janë në “pole position”. Ideja e këtij transferimi është mbështetur edhe nga trajneri Vincent Kompany dhe klubi bavarez pret “dritën jeshile” nga futbollisti.
Poll
