Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Çmenduri” merkatoje, Bayern paguan shifrën STRATOSFERIKE për yllin anglez?! Shihet si zëvendësues i...

Shkruar nga NEWSPORT
“Çmenduri” merkatoje, Bayern paguan shifrën
Elliot Anderson - Bayern Munich

Bayern Munich është gati të zbrasë arkat për një blerje të rëndësishme në merkato, pasi dhe shuma e planifikuar për t’u hedhur pritet të jetë e majme.

Gjigantët gjermanë kanë pikasur talentin e Nottingham Forest, Elliot Anderson, i cili cilësohet si “diamanti” i skuadrës angleze për karakteristikat dhe cilësitë që lojtari përfaqëson.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja angleze “Daily Mail”, mësohet se drejtuesit e klubit kanë vënë në “pjatë” rreth 80 milionë euro për t’ia rrëmbyer Nottingham.

Megjithatë, tentativat mund të jenë të vështira për të arritur një marrëveshje, pasi drejtuesit e Nottingham nuk kanë ndërmend të heqin dorë kaq shpejt nga lojtari i tyre, ndërsa tek Bayern e shohin “të ekzagjëruar” faktin se klubi mund të investojë kaq shumë për një talent të ri.

Anderson shihet te Bayern si zëvendësuesi potencial i Leon Goretzka. 31-vjeçari është në përfundimin e kontratës me “Bavarezët” dhe largimi i tij nga Munchen është praktikisht i sigurt.

Poll

Lexo gjithashtu