Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

"Manita" ndaj St Paulit i afroi me titullin, Kompany pas fitores: Bayern "mburret" për golat, ky lojtar besoi tek rekordi

Shkruar nga NEWSPORT
"Manita" ndaj St Paulit i afroi me titullin, Kompany pas fitores:
Vincent Kompany

Bayerni shkatërroi 5-0 St Paulin në ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga, duke vazhduar dominimin absolut në Gjermani, teksa kryesojnë me 12 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt, rivalët e Dortmund.

Skuadra e Vincent Kompany e pati një "shëtitore" në transfertë, kjo sepse përballë kundërshtarit nuk toleruan aspak duke shënuar një "manita", falë golave të Musialës, Goretzkës, Olises, Jakcson dhe Guerreiros.

Pas këtij suksesi, trajneri i Bavarezëve është shprehur se ky rezultat erdhi si pasojë e punës së gjithë individëve, duke e quajtur grupin e tij një familje që ia del të jetë kompetitiv dhe të arrijë objektivat. 

"E di që bëhet më e thjeshtë kur fiton, nuk jam naiv. Por, mendoj se ne kemi provuar gjithçka për të qenë vërtetë një familje. Sot ne ndihemi të lumtur, por këtë e kemi bërë edhe kur gjërat nuk kanë shkuar po kaq mirë. Ndjej se kjo është dhe arsyeja pse ne po arrijmë atë çfarë jemi duke arritur. Nuk është e thënë të kemi të njëjtën 11-she në formacion, por të gjithë janë konkurrues dhe të gatshëm të ndihmojnë njëri tjetrin", është shprehur Kompany.  

Rekordit të arritur nga Bayerni që shkoi në kuotën e 105 golave, trajneri 40-vjeçar nënvizoi se ky klub përfaqëson pikërisht këtë identitet dhe ndaj numri i tyre i shënuar këtë sezon nuk përbën rastësi. Madje, Kompany shton se ky rekord erdhi si pasojë e vetëbesimit të Leon Goretzkës, të cilin e vlerësoi si shembull për të rinjtë. 

"Ia kam thënë edhe ekipit, nëse është një person i cili ka besuar tek ky moment, është Leon (i referohet Goretzkës). Fakti që ai ka shënuar një nga golat e këtij rekordi tregon pikërisht për karakterin e tij sepse ai beson gjithmonë te vetja. Për mua, ai është shembulli më i mirë që mund të marrin djemtë. Po, jam i kënaqur sepse fola dhe me presidentin ditën e djeshme se sa afër ishim me këtë rekord.

Ka qëndruar për një kohë të gjatë në mendjen tonë dhe kjo e bën akoma më të bukur tani që e arritën. Çfarë unë kam dalluar tek ekipi ynë është që ne qëndrojmë për golat. Kjo është pjesë e Bayernit. Djemtë duhet të ndihen krenarë për të, por sigurisht, do të vazhdojmë kështu", përfundoi trajneri.  

Poll

Lexo gjithashtu