
Granit Xhaka dhe Xabi Alonso
Bayer Leverkusen numëron 47 ndeshje pa humbje këtë sezon. “Aspirinat” nuk njohin asnjë disfatë, ndërsa kanë fituar Bundesligën, po shkojnë drejt finales së Europa League dhe do të luajnë në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Sezon magjik nga Xabi Alonso dhe të tijët. Kujtojmë se Granit Xhaka është një prej pikave kyçe të mesfushës, teksa ka qenë i gjithmonë i gatshëm për skuadrën.
Asnjë skuadër tjetër nga “Top” ligat europiane nuk ka pasur këtë ecuri pa humbje gjatë një edicioni futbollistik. Bayer Leverkusen ka aktualisht të gjitha mundësitë të fitojë çdo trofe të mundshëm.
Poll