
Sarri & Motta
Pas vetëm tre ndeshjesh në stolin e Bayer Leverkusen, Erik Ten Hag u pushua nga puna. Ish-trajneri i Ajax dhe Manchester United nuk bindi me punën e tij tek “aspirinat” dhe u shkarkua.
Ku ka mbetur edhe një javë që Bayer Leverkusen të rikthehet në fushë, ata ende nuk e kanë një trajner për t’i drejtuar. Ditën e sotme, mediat italiane kanë nxjerr në pah emrin e Thiago Mottës, i cili mund të jetë i mundshmi për të marrë drejtimin e gjermanëve.
Trajneri italian është i papunë që nga fundi i marsit, pasi Juventusi e shkarkoi nga detyra. Nën drejtimin e bardhezinjve, Motta mori 18 fitore, 16 barazime dhe 8 humbje.
Poll