Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Leroy Sane TRONDIT Bayernin, sulmuesi “kërcënon” me largim nga Mynih

Shkruar nga NEWSPORT
Leroy Sane TRONDIT Bayernin, sulmuesi “kërcënon” me largim
Leroy Sane

Natën midis të shtunës dhe të dielës, gjatë një mbrëmjeje festimesh për ekipin, Sane, siç u zbulua nga “Sky” i habiti drejtuesit e Bayernit duke komunikuar personalisht se që nga ai moment do të mbështetej në konsulencën e Pini Zahavi. Një kthesë e papritur ngjarjesh që ndryshon rrënjësisht “kartat” në tavolinë në negociatat kontraktuale.

Çfarë ndryshon tani? Sipas kolegëve të tij gjermanë, Sane e ndryshoi agjentin e tij sepse ishte i pakënaqur me marrëveshjen e negociuar deri më tani me Bayernin, duke parë gjithashtu rinovimet e mëdha të garantuara për Alphonso Davies dhe Jamal Musiala.

Ish-lojtari i Manchester City dëshiron të vazhdojë të luajë me bavarezët, por jo me kushte më të ulëta, nëse oferta financiare është e përshtatshme, nuk do të ketë pengesa për një marrëveshje. Nëse jo, 29-vjeçari tani po e konsideron seriozisht një largim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga