
Joshua Kimmich dhe Hugo Ekitike
Hugo Ekitike është kthyer në një futbollist të shumëkërkuar së fundmi. Sulmuesi francez ka oferta nga Premier League, aty ku Chelsea dhe Liverpool kanë nisur “egër” luftën.
Megjithatë, klubi i Eintracht Frankfurt, i cili zotëron kartonin e 22-vjeçarit, po e bën shumë të vështirë punën. Për të lënë të lirë sulmuesin, Frankfurt kërkon plot 100 milionë euro. Tashmë pritet të shihet se si do të veprojnë klubet angleze.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, sulmuesi francez bëri mjaft mirë. Në 48 ndeshje që mori pjesë, Hugo Ekitike shënoi plot 22 gola dhe asistoi në 12 të tjerë.
Poll