
Thashethemet thonë se sulmuesi veteran i Bayernit ka rënë dakord për një marrëveshje me një klub të MLS që do të shpallet së shpejti.
Ish-lojtari i Borussia Dortmund, Kevin Groskreutz, ka zbuluar informacione rreth lëvizjes së radhës në karrierën e Thomas Müller.
Duke folur në podcastin “Viertelstunde Fusball', 36-vjeçari la të kuptohet për një destinacion të mundshëm për Müller. “Ai po shpërngulet në Amerikë, do të njoftohet në fillim të qershorit”, tha ai.
Groskreutz pranoi se e dinte këtë “nga fqinjët e Müllerit”, të cilët e informuan për planet e veteranit të Bayernit. Nuk do të ishte hera e parë që fituesi i Kupës së Botës 2014 është informuar për ngjarjet e Bundesligës përpara se ato të shpallen.
Kur Nuri Sahin u shkarkua nga Borussia Dortmund, Groskreutz parashikoi saktë se Niko Kovac do të merrte përsipër detyrën e trajnerit të verdhezinjtë.