
Granit Xhaka mbetet në qendër të vëmendjes në këtë merkato të verës. Deri në një moment, mesfushori ishte shumë pranë kalimit te Milani, por situata ndryshoi dhe momentalisht Xhaka mbetet te Leverkuseni.
Siç konfirmon drejtori sportiv i “aspirinave”, Simon Rolfes, shqiptari ësgtë një lojtar thelbësor. “Xhaka është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, si ëpr ekipin ashtu edhe për klubin. Interesi ynë kryesor është ta mbajmë atë.
Klubet kanë interes për të, por duhet të flasim me të për të kuptuar ambiciet e tij. Xhaka ka ende tre vjet të mbetura në kontratë dhe jemi shumë të lumtur që është me ne.
Kemi qëllime të mëdha për vitet e ardhshme dhe duam që ai të jetë pjesë e tyre. Nëse Xhaka do të largohej, do të ishte vetëm me kushte që funksionojnë për të dyja palët”, u shpreh drejtori sportiv.