Risku mbetet i lartë, por Bayern Munich vazhdon t’i rezistojë interesimeve që janë shfaqur në drejtim të Michael Olise.
Sulmuesi i cili po i tregon cilësitë e tij në fushë edhe me Francën në Kupën e Botës, mbetet pjesë e rëndësishme e klubit, pavarësisht se në tryezë, klubet si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe së fundmi, Manchester City janë të gatshme të derdhin milionat në arkat e bavarezëve.
Megjithatë, gjithnjë sipas raportimeve të fundit që vijnë nga “Bild”, drejtuesit e klubit gjerman mësohet se po planifikojnë ta shtyjnë francezin drejt një rinovimi më afatgjatë, duke i ofruar edhe një pagë më të madhe se ajo çfarë merr aktualisht.
Plot 25 milionë euro dhe një kontratë e vlefshme deri në verën e vitit 2031, është një arsye më shumë që Olise të premtojë “besnikëri” dhe të kthejë mbrapsht të gjitha interesimet e ekipeve të përmendura si më lart.
