Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Ia vlejti pritja”, Harry Kane thyen “mallkimin” e trofeve dhe tregohet ambicioz për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
“Ia vlejti pritja”, Harry Kane thyen “mallkimin” e
Harry Kane

Si një përrallë, Bayern Munich mundi Borussia Moenchengladbach 2-0 në “Allianz Arena” dhe Harry Kane jo vetëm që gjeti rrjetën në minutën e 31-të, të 25-tën e tij në Bundesligë, por ai mundi njëherë e përgjithmonë të shfrytëzonte momentin e tij të lavdisë dhe të ngrinte trofeun e parë të karrierës së tij.

I lagur në birrë pasi u ndoq nga shokët e ekipit në fushën e tij, arriti të mbante në duar atë që i kishte munguar më shumë në karrierën e tij 24-vjeçare. Ish-lojtari i Tottenhamit foli për “Sky Sports DE”, duke pranuar se trofeu ishte “pritur prej kohësh”. 31-vjeçari kishte humbur gjashtë finale në karrierën e tij, tre me Spurs, dy me Anglinë dhe një me Bayern Munich, por mallkimi më në fund u thye .

"Një ndjenjë e jashtëzakonshme... ia vlejti pritja . Ishte shumë punë e vështirë, shumë sakrifica midis momenteve, për momente si ky, për ta shijuar atë me ekipin, me tifozët.

Po e shijoj çdo moment. Por shpresojmë të jetë i pari nga shumë të tjerë. Kemi një ekip të shkëlqyer, një trajner të shkëlqyer (Kompany) dhe po ndiejmë se po ndërtojmë diçka, kështu që mezi presim sfidat e radhës”, e mbylli Harry Kane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga