Leon Goretzka & Angelo Stiller
Angelo Stiller po kalon formën e jetës me Stuttgart në dy sezonet e fundit, përfshirë edhe këtë aktual. Në këto kushte, mesfushori 25-vjeçar ka fituar interesin e Manchester United.
Klubi i Premier League është gati që të shpenzojë deri në 80 milionë euro, për të bërë të vetin gjermanin. Ky i fundit vlen të theksohet se ka dalë nga akademia e Bayern Munich, por bavarezët nuk i besuan në moshë fare të re.
Përsa i përket sezonit aktual, edhe pse në rolin e mesfushorit difensiv, Stiller ka bërë mjaft mirë. Deri më tani, gjermani ia ka dalë që të shënojë 1 gol dhe të asistojë në 10 të tjerë.
Poll
