
Benjamin Sesko
Benjamin Sesko e ka të sigurt largimin. Megjithatë, sulmuesi 22-vjeçar ende nuk ka vendousr për të ardhmen, duke qenë mes dy “zjarreve”, Newcastle ose Manchester United.
Por, një tjetër emër ka dalë në “skenë” orët e fundit. Sipas mediave gjermane, Al Hilal ka nisur lëvizjet serioze për të transferuar sulmuesin slloven, i cili ka treguar se është një “bomber” i vërtetë.
Milionat nuk do të ishin problem për Al Hilal, të cilët janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat ekonomike të Leipzig, por edhe të futbollisit. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Sesko do të “braktisë” Evropën.
Poll