
Thomas Muller
Raportimet e fundit nga “Sky Sport Germany” bëjnë të ditur se sulmuesi gjerman Thomas Muller ka refuzuar FC Cincinnati dhe LAFC në favor të një tjetër skuader, fjala është për Vancouver Whitecaps.
35-vjeçari duket se ka vendosur ti bashkohet ekipit kanadez që militonë në MLS. LAFC u tha se ishte shumë pranë nënshkrimit me Muller, por rrjedha ka ndryshuar së fundmi.
Skuadra e Vancouver Whitecaps nuk është e panjohur për tifozët e Bayernit, pasi pikërisht nga ata erdhi Alphonso Davies para disa vitesh për një shumë modeste. Thomas Muller fitoi gjithçka të mundshme me bavarezët, ndërsa tashmë do të testojë veten në një tjetër ligë dhe skuadër.
Poll