Adeyemi dhe Loredana
Raportimet e fundit nga mediumi prestigjioz në Gjermani “Bild Sport”, kanë lënë të shtangur tifozët e Borussia Dortmund. Shkak për këtë është bërë artistja shqiptare e Kosovës Loredana.
Ajo ka kohë që është në lidhje me sulmuesin e verdhezinjve Karim Adeyemi. Sipas “Bild Sport”, Loredana nuk është e kënaqur me jetën në Dortmund dhe kërkon të jetojë në një qytet më të madh.
Dëshira apo ultimatumi i shqiptares ka dhënë efekt të menjëhershëm te anësori i “Pancerave”. Ai ka ndryshuar agjent në kohë të shkurtër dhe ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet që në merkaton e janarit. Ende nuk ka destinacion konkret ku mund të “zbarkojë” 23-vjeçari.
"Bild Sport"
Poll
