
Joao Palhinha
Joao Palhinha do të jetë futbollisti më i ri i Tottenham. Mesfushori 30-vjeçar ka vendosur të largohet nga Bayern Munich, për të nisur aventurë të re me kampionët e Europa League.
Portugezi do të kalojë nga bavarezët te “Spurs” në formë huazimi, formulë e vlefshme deri në fund të sezonit. Ndërkohë që klubi anglez ka të drejtën e blerjes për 30 milionë euro.
Kujtojmë se Bayern Munich e bleu 30-vjeçarin nga Fulham për 51 milionë euro në verën e vitit 2024. Megjithatë, ai asnjëherë nuk e fitoi besimin e trajnerit dhe drejtuesve.
View this post on Instagram
Poll