
Borussia Monchengladbach ishte pa golashënuesin më të mirë Tim Kleindienst, teksa humbën ndeshjen e tyre të fundit të sezonit me rezultatin 0–1 në shtëpi kundër Wolfsburg, duke e zgjatur serinë e tyre pa fitore në shtatë ndeshje.
Pas takimit, drejtori sportiv Roland Virkus dha lajme të tjera të këqija, duke njoftuar se Kleindienst do të mungojë për “disa muaj” për shkak të një dëmtimi në gju që përfshin meniskun. "Tim e shtrembëroi gjurin gjatë ndeshjes kundër Bayernit.
Pas ekzaminimeve të mëtejshme, është konfirmuar se ai do të duhet t'i nënshtrohet një operacioni në gju", tha Virkus në zonën e përzier pas humbjes ndaj Wolfsburgut, sipas “Kicker”.
Operacioni është planifikuar për javën e ardhshme. Klubi zgjodhi të mos e zbulonte diagnozën para ndeshjes me Ëolfsburgun për të ruajtur përqendrimin te ndeshja.
Si pasojë e dëmtimit, Kleindienst do të humbasë të dyja ndeshjet e Gjermanisë në Ligën e Kombeve të UEFA-s në qershor dhe përgatitjet parasezonale të Borussia-s për edicionin e ardhshëm.