
Joshua Kimmich, Bayern Munchen
Joshua Kimmich mund të larghet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Gjermani kërkohet nga disa ekipe, ku Barcelona vazhdon të jetë në “pole-position” për shërbimet e tij, teksa nuk mbeten pas as rivalët e tyre, Real Madrid.
29-vjeçari ka folur rreth zërave të transferimit të tij në Spanjë, ku për “AS” ka theksuar se janë klube të jashtëzakonshëm, por momentalisht është i fokusuar te bavarezët.
“Për momentin nuk jam duke menduar për këtë. Siç thashë, fillimisht do të flas me Bayern-in, por, sigurisht, Barcelona dhe Real Madrid janë klube të jashtëzakonshme me një histori të mahnitshme”, ka theksuar lojtari i Bayern.
Poll