Në krahasim me javët e para te Newcastle, sulmuesi gjerman Nick Woltemade e ka humbur “busullën” para porte. Edhe pse “Qymurxhinjtë” shpenzuan 75 milionë euro për “bishën” 198 centimetra si “pykë”, 24-vjeçari gjerman ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Newcastle dhe Premier League.
“Bild” e “BBC Sport” theksojnë se dëshira e Ëotemade është rikthimi në Bundesligë, konkretisht për të vazhduar karrierën te Bayern Munich.
Klubi bavarez ishte tepër i interesuar për shërbimet e qendërsulmuesit, por në fund lojtari zgjodhi milionat nga Anglia.
Mungesa e përshtatjes në lojën dinamike dhe të egër që prodhon Premier League, ka bërë që Wotemade të ndihet i “huaj”, krahas paraqitjeve mbreslënëse që jepte te Stuttgart në ligën gjerman.
Pavarësisht dëshirës së lojtarit, do të jetë shumë e vështirë që Newcastle të pranojë largimin, vetëm nëse vjen ofert “tunduese”.
