Trajneri gjerman Hansi Flick ditën e sotme ka festuar ditëlindjen e 61-të. Klubi i Bayern Munich nuk ka qëndëruar në “heshtje” për këtë rast, duke uruar ish-trajnerin e tyre.
“Gëzuar ditëlindjen, Hansi”, postimi i Bayern Munich në rrjetet sociale. Aktualisht, në pozitën e trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick ka qenë “timonier” i klubit bavarez në periudhën 2019-2021, saktësisht 86 ndeshje, ndërsa në këtë segment kohor ka fituar 7 trofe.
Interesante është se Flick e mori drejtimin e Bayernit në nëntor të 2019-ës, teksa “rekordmenët” e Gjermanisë kishin humbur “busullën”. Me 61-vjeçarin, Bayern u ringrit në kohë të shkurtër, madje po atë sezon ata fituan tripletën e famshme, e cila ka rezultuar e fundit.
