Nelson Weiper
Nelson Weiper me shumë mundësi do të largohet nga Mainz këtë merkato janari. Kjo për shkak se Werder Bremen, klub i cili e kërkoi në verë, tashmë ka nisur bisedimet edhe këtë merkato.
Lista e sulmuesve që dëshiron ekipi nga Bremen është tepër e gjatë, por Weiper mbetet një nga më të dëshiruarit. Por s’do të jetë aspak e lehtë, pasi sulmuesi 20-vjeçar vlerësohet 12-15 milionë euro.
Ndërkohë që ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, duke e bërë akoma më të vështirë këtë “operacion”.
Kujtojmë se këtë sezon, Weiper ka shënuar 2 gola me fanellën e Mainz. Vlen të përmendet se ai ka mundësi që të luajë me Kombëtaren shqiptare dhe mbetet dëshirë e madhe e trajnerit Sylvinho.
Poll
