
Jamal Musiala
Jamal Musiala pësoi një dëmtim horror mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj PSG-së, përballje e vlefshme për Kupën e Botës për Klube. Gianluigi Donnarumma bëri ndërhyrjen e rrezikshme ndaj 22-vjeçarit, me këtë të fundit që tashmë ka thyer këmbën.
Bayern Munich ka zbulur edhe gjendjen e talentit gjerman. Bavarezët kanë konfirmuar dëmtimin e tij, ndërsa bëjnë me dije se përveç se ka thyer këmbën, Musiala ka edhe një dëmtim në fibulën e këmbës.
Siç pritet, lojtari do t’i nënshtrohet në ditët në vazhdim në ndërhyrje kirurgjikale. Më pas do të nisë edhe fazën e rehabilitimit dhe mund të rikthehet sërish në fushë pas 5-6 muajsh, praktikisht ka humbur pjesën e parë të sezonit të ri.
View this post on Instagram
Poll