
Bayern Munich është kampion i Bundesligës për sezonin 2024/25, duke e rimarrë titullin nga Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos dy ndeshje para përfundimit të sezonit.
Pasi u ndalën në një barazim dramatik 3-3 kundër RB Leipzig të shtunën, bavarezët e vulosën kampionatin kur Leverkuseni i vendit të dytë nuk arriti të mposhtë Freiburgun në atë që ishte një ndeshje që duhej fituar patjetër për “Aspirinat”.
E gjitha kjo do të thotë që Bayern tani krenohet me një epërsi prej 8 pikësh me dy ndeshje të mbetura. Titulli shënon rekordin e tyre të 33-të në epokën e Bundesligës.
Përveçse është një titull i sezonit debutues për Kompany-n, Bundesliga 2024/25 përfaqëson një trofe të parë të madh në karrierën e kapitenit të Anglisë, Harry Kane .
Është gjithashtu “kurora” e 13-të - dhe me shumë mundësi, e fundit e Thomas Muller në ligën më të lartë gjermane si lojtar, duke e zgjeruar rekordin. Legjenda e Bayernit, i cili kohët e fundit bëri paraqitjen e tij të 500-të në Bundesligë , do t'i japë fund lidhjes së tij 25-vjeçare me klubin e fëmijërisë pas Kupës së Botës për Klube FIFA këtë verë.