
Bayern Munich kërkon përforcime për repartin e sulmit. Në “radarin” e bavarezve ka rënë Gabriel Martinellin, i cili është shndërruar në objektivin e gjermanëvee.
Largimi i Leroy Sane ka lënë një vend bosh dhe drejtuesit besojnë se Martinelli do të jetë i duhuri për ta zëvendësuar. Sulmuesi siç dihet është një pikë kyçe e Mikel Artetës te “Topçinjtë”, por gjithsesi kjo nuk i step kampionët gjermanë për të tentuar transferimin e tij.
Bavarezëet kanë nisur prej ditësh kontatet mes tyre, ku synojnë të gjejnë edhe gjuhën e përbashkët për shërbimet e tij. Siç dihet 24-vjeçari ka kontratë me anglezët deri në qershor të vitit 2027. Këtë sezon ka luajtur në 51 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë edhe 6 asiste.