Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Bayer Leverkusen e gjen zëvendësuesin e Wirtz te Manchester City, ne lojë janë 47 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Bayer Leverkusen e gjen zëvendësuesin e Wirtz te Manchester City, ne
Manchester City

Me Florian Wirtz që është afër t’i bashkohet Liverpoolit, Bayer Leverkusen po kërkon urgjentisht një zëvendësues për lojtarin shumë të vlerësuar të kombëtares gjermane. Tani, “The Sun” ka hedhur një emër intrigues në këtë garë: Jack Grealish, i cili nuk është më në favor të Manchester Cityt.

Trajneri i ri i Leverkusenit, Erik ten Hag, e sheh mesfushorin sulmues anglez si kandidatin ideal për të zëvendësuar Wirtzin. 29-vjeçari, i cili i kushtoi Cityt një shumë marramendëse prej 118 milionë eurosh kur u transferua nga Aston Villa në vitin 2021, thuhet se nuk ka të ardhme në stadiumin “Etihad”.

Nga Anglia kanë sugjeruar që Grealish nuk do të përfshihet as në skuadrën e Manchester Cityt për turneun e ardhshëm të Kupës së Botës për Klube këtë muaj. Më tej thuhet se “Qytetarët” se do të ishin të gatshëm ta linin Grealish të shkonte për rreth 47 milionë euro, një tarifë e konsiderueshme për një klub si Leverkusen dhe lojtari do të duhej të pranonte një ulje page për të kaluar në “BayArena”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga