
Bayern Munich po vuan për të gjetur sulmues. Shumë refuzime, si nga klubet, por edhe nga lojtarët, kanë bërë që bavarezët të kenë vështirësi për të transferuar një lojtar cilësor për repartin ofensiv.
Me dëmtimin e Jamal Musiala dhe largimin e Thomas Muller me Leroy Sane, minimalisht “gjigantin” gjerman i duhen edhe 3 sulmues. Ndërkohë që së fundmi ka dalë në “skenë” një emër surprizë.
Klubi bavarez ka shfaqur interes serioz për Leandro Trossard. Sulmuesi belg ka kontratë me Arsenal deri në verën e vitit 2026 dhe në këto kushte, klubi anglez pritet ta lërë të lirë përreth 20 milionë euro.
30-vjeçari shihet nga drejtuesit e Bayern Munich si përforcimi ideal për sulmin. Ndërkohë që në sezonin që lamë pas, Trossard mori pjesë në 56 ndeshje, duke shënuar 10 gola e asistuar në 10 të tjerë.