Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

70 milionë euro, Bayern Munich gati të zëvendësojë Sane-n me yllin e Arsenal

Shkruar nga NEWSPORT
70 milionë euro, Bayern Munich gati të zëvendësojë
Gabriel Martinelli

Më 1 korrik, Leroy Sane mbyll aventurën e tij me Bayern Munich, për të nisur një të re me Galatasaray. Në këto kushte, klubi bavarez është futur në treg për një “ëinger”.

Emrat janë të shumtë, që nga Nico Williams, Bradley Barcola dhe Rafael Leao. Por një tjetër emër ka dalë në “skenë”, këtë herë nga kampionati anglez i futbollit, Premier League.

Bëhet fjalë për Gabriel Martinellin. Sulmuesi brazilian është në kontratë me Arsenal deri në vitin 2027 dhe ende nuk ka bisedime për rinovim. Nga kjo situatë, kërkon të përfitojë Bayern.

Këta të fundit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për shërbimet e 24-vjeçarit, por ende nuk ka hapa konkretë.

Në sezonin që lamë pas, Martinelli bëri mjaft mirë me Arsenal. Sulmuesi i krahut të majtë, ia doli që të shënonte 10 gola dhe të asisonte në 6 të tjerë, duke qenë një nga më të mirët te “Topçinjtë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga