Ilustrim: Morgan Rogers & Harry Kane - FC Bayern Munchen
Morgan Rogers është kthyer në një objektiv serioz për Bayern Munich. Fantazisti 23-vjeçar është gati të largohet nga Aston Villa, për të nisur një aventurë të re me rekordmenët gjermanë.
Sipas “90min.com”, klubi bavarez ka gati 70 milionë euro, të cilat do t’ia ofrojë Aston Villës. Tashmë, mbetet në dorën e klubit anglez për të vendosur, pasi “drita jeshile” nga vetë Rogers nuk mungon.
Edhe këtë sezon, 23-vjeçari ka bërë mirë si fantazist. Deri më tani, Morgan Rogers ia ka dalë që të shënojë 10 gola dhe të asistojë në 7 të tjerë, duke qenë protagonist absolut.
Poll
