Konrad Laimer është padyshim një nga protagonistët kryesorë të Bayern Munich këtë sezon. Edhe pse në “heshtje” dhe pa bujë, futbollisti austriak është një nga më të mirët.
28-vjeçari kryesisht luan si mbrojtës i djathtë, por në rast nevoje bën në mënyrë të përkryer edhe mesfushën apo krahun e majtë në anën difensive. Për shkak të këtij sezoni thuajse perfekt, s’mungojnë as ofertat.
Klubi i Liverpool nga Premier League ka ofruar 40 milionë euro për shërbimet e austriakut. Megjithatë, klubi bavarez e ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme, pa u menduar.
Por, vetë Bayern Munich po has vështirësi në bisedimet me Laimer për rinovimin. Kjo për shkak se futbollisti kërkon pagë 15 milionë euro (bruto) në sezon, por ende s’ka përgjigje nga drejtuesit gjermanë.
