
Sane, Muller dhe Musiala
Leroy Sane me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munich këtë merkato verore. Sipas mediave gjermane, sulmuesi ka refuzuar rinovimin me bavarezët, teksa është gati për një aventurë të re.
Skuadra që e ka marrë seriozisht transferimin e 29-vjeçarin gjerman, është Galatasaray. Klubi turk ka “hapur thesin” për të bindur Sane, duke i ofruar plot 12 milionë euro pagë sezonale.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, 29-vjeçari bëri mirë me bavarezët. Në 45 ndeshje që mori pjesë, Leroy Sane ia doli që të shënonte 13 gola dhe të asistonte në 6 të tjerë.
Poll