Kombëtarja e Argjentinës
Bota e futbollit është në zi, një kampion bote është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për ish-futbollistin Luis Galvan që ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 77-vjeçare.
Argjentinasi nuk mundi dot të fitojë betejën me sëmundjen e pneumonisë që e kishte prekur. Kujtojmë se Luis Galvan ishte një prej protagonistëve në Kupën e Botës së vitit 1978.
Ish-mbrojtësi arriti të fitonte botërorin e parë në historinë e Argjentinës në atë vit, ku luajti të gjitha ndeshjet si titullar. Me Kombëtaren amerikano-jugore, Galvan regjistroi 34 paraqitje në të gjithë karrierën e tij.
Poll