Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Policia "blindon" kryeqytetin për Izraelin, ja harta e rrugëve të bllokuara mbrëmjen e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Policia "blindon" kryeqytetin për Izraelin, ja harta e

Shqipëria do të luajë kundër Izraelit në kuadër të eliminatoreve të Botërorit "Rusi 2018". Pikërisht mbrëmjen e sotme, përfaqësuesja e Izraelit mbërriti në Shqipëri ku u shoqërua nga forca të shumta policie. Disa segmente rrugore u bllokuan në kryeqytet, për arsye sigurie. Nëpërmjet një njoftimi bëhej e ditur nga policia që do të bllokoheshin këto segmente rrugore:

" Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga sot më datë 10.11.2016, prej orës 17:30 deri 18:30, do të ketë bllokime përkohësisht të segmenteve Rrugore duke filluar  nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çameria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Amdi Toptani”.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe përdorusve të tjerë të rrugëve".

Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet në datën 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin "Elbasan Arena". Frika nga aktet terroriste, ka bërë që të angazhohen shumë forca policie, në ruajtje të rendit dhe sigurisë publike.

[gallery columns="1" size="full" ids="53218,53219,53221"]

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga