Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bylis tallet me trajnerin e Lushnjes: O Bano, o Batistuta që iu shkon në shtëpi gjyqtarëve

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi i Bylisit ka bërë së fundmi një postim në faqen zyrtare në Facebook, teksa i drejtohet trajnerit të Lushnjes, Artan Bano duke e akuzuar se ai iu shkon në shtëpi gjyqtarëve.

Në postimin në fjalë, klubi ballshiot ka kërkuar nga trajneri i Lushnjes të mos provokojë, pasi ka ende edhe katër ndeshje deri në fund të këtij sezoni në Kategorinë e Parë.

Lushnja dhe Bylisi garojnë për një vend në Superligë në Grupin B në Kategorinë e Parë, ndërsa ndeshja mes dy skuadrave në fjalë që u zhvillua këtë fundjavë përfundoi 1-1.

Skuadra myzeqare ndodhet në vendin e parë në klasifikim, dy pikë më shumë se ekipi ballshiot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga