 
Një ndër biznesmenët më të pasur në Shqipëri, Pëllumb Salillari, pak javë më parë, i kërkoi Bashkisë së Beratit blerjen e klubit të Tomorit, madje dhe dërgoi dhe një kërkesë zyrtare.
Por, pas disa javësh, Bashkia ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare. Salillari kërkoi që t'i jepej një shifër konkrete për akinet e klubit, ndërsa Bashkia nuk është përgjigjur ende.
Ndërkohë, Tomori u mund sot 3-1 nga Tirana, ndërsa gjendja e ekipit mbetet e njejta, pa asnjë ndërhyrje.
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       