
Tirana-Skënderbeu 2-0
TIRANA: Lika, Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari, Taku, Karabeci, Merveille, Muzaka, Moises, Cise Trajner: Ilir Daja
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Nimaga, Mustafa, Fukui, Xhejms, Latifi, Salihi Trajner: Andrea Agostineli
1'- Nis supersfida ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeut.
3'- Skënderbeu pranë goli me Fukuin, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit të mbrojtur nga portieri Lika. Një rast i mirë për kampionët që për një moment u mendua se u çua topi në rrjetë.
5' - Ritmi i lojës është i lartë dhe bardheblutë tashmë duken më këmbëngulës.
7'- Skënderbeu fiton një këndore nga e majta e Likës që ekzekutohet nga Radas, por nuk shfrytëzohet në zonë nga lojtarët e Agostinelit.
8' - Tashmë janë bardheblutë që fitojnë një këndore. Karabeci merr përsipër ekzekutimin e saj, por mbrojtësit e Skënderbeut janë në pozicion.
10' - Bardheblutë fitojnë një goditje dënimi fare pranë zonës, pas një faulli të shkaktuar nga Fukui. Gjuajtjen e merr përsipër Muzaka, por pamundur të shënjestrojë portën.
12'- Këtë radhë është Skënderbeu që fiton një goditje dënimi, por gjuajtja e Radas është për t'u harruar.
14' - Kombinim i bukur në zonë për Tiranën dhe Merveille godet bukur topin e marrë nga Hoxhallari duke e dërguar në rrjetë.
16'- Tirana është më këmbëngulëse dhe sërish bardheblutë janë në kërkim të golit të dytë. Skënderbeu tashmë e ndien presionin e 24-herë kampionëve të vendit.
20' - Cise godet në hyrje të zonës, ku kërkon të befasojë portierin Shehi, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.
22'- Cise humbet një mundësi të artë, ku i vetëm përballë Shehit e dërgon topin shumë pranë shtyllës së majtë të portierit të korçarëve.
23'- Ritëm i lartë dhe Skënderbeu fiton një goditje dënimi ngjitur me zonën bardheblu. Mici merr përsipër ekzekutimin. Një skemë e korçarëve, po Merveille kupton gjithçka dhe arrin të largojë rrezikun.
27'-Kërçiku fiton një goditje dënimi në të djathtë. Ky pason për Muzakën i cili shërben për Karabecin. Mesfushori bardheblu godet, por shumë larg nga porta.
31'- Tirana sërish pranë golit. Moise godet topin nga e majta, por sfera devijohet në këndore.
34'- Dyluftim i ashpër në mesin e fushës. Muzaka dhe Fukui mbesin të dëmtuar pas një përplasje mes tyre. Megjithatë ata ngrihen sërish.
37'- Taku merr topin dhe depërton bukur brenda zonës. Porta e Skënderbeut në rrezik, por Radas tregohet i gatshëm duke e larguar topin në rivënie anësore.
39'- Goditje dënimi për Skënderbeun. Radas godet në portë, por Lika tregohet i gatshëm duke evituar rrezikun.
41'- Sërish goditje dënimi për korçarët, pas një faulli në mesin e fushës nga Merveille. Radas pason për shokun e tij, por Lika tregohet më i shpejt duke e kapur topin më para.
44'- Faull në mesin e fushës për Skënderbeun. Këtë radhë është kapiteni Karabeci që ndërhyn gabim, i cili këshillohet nga gjyqtari Jorgji.
45'- Gjyqtari akordon një minutë shtesë, po asgjë për t'u shënuar në këto sekonda. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë, me Tiranën që shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh të një goli.
46'- Nis pjesa e dytë e lojës. Zëvendësim për Skënderbeun. Në lojë futet Orelesi në vend të Nimagës.
47'- Në një aksion pa shumë pretendime Taku pason bukur për Merveille. Ky i fundit pason saktë për Moisen, i cili e dërgon topin në rrjetë. Festa tashmë është e ligjshme.
[video width="576" height="320" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/10/vid2.mp4"][/video]