
Bledar Devolli ka dhënë një intervistë për "Sport Ekspres" ku ka zbuluar edhe shifrën që Kamza harxhon në sezon për futbollistët e saj. Devolli është trajneri i kësaj skuadre, e cila në këtë sezon ka surprizuar të gjithë duke u renditur në vendin e parë, e shkëputur 10 pikë nga ndjekësit e Besëlidhjes.
"Për sa i përket pagave, shpenzojmë rreth 200 milionë lekë të vjetra në sezon", ka deklaruar Devolli. Kujtojmë që Kamza është kandidat potencial për t'u kthyer në Superiore. Lojtarët që ka në organikë dhe pozitat në klasifikim, e bëjnë favorite ekipin e Devollit për t'u kthyer mes 10 skuadrave më të mira.Poll