
Ishte data 29 nëntor e vitit 1899 kur në Spanjë u krijua një nga skuadrat që do bënin histori në sportin e futbollit. Sot është ditëlindja e 118-të e ekipit të Barcelonës. E themeluar më shumë se një shekull më parë sot klubi me bazë në krahinën e Katalonjës feston 118 vjetorin e krijimit të ekipit.
Një ditëlindje që ndoshta e gjen Barcelonën në kulmin e historisë së saj ku në 10 vitet e fundit ka qenë ekipi që ka dominuar në Europë dhe Botë duke rivolucianizuar edhe sportin e futbollit në njëfarë mënyre. Një ndër klubet më të titulluara të rruzullit tokësorë ku numëron 24 kampionate spanjolle, 29 Kupa të Mbretit në Spanjë që është edhe një rekord.
12 Superkupa spanjolle , 5 Champions League, 5 Superkupa Europe dhe 3 Botërore klubesh. Një histori e pasur edhe me lojtarë të mëdhenj si Messi, Maradonna, Cruyff, Ronaldinho e shumë e shumë të tjerë. Sot e gjithë bota e futbollit por edhe e sportit i uron ditëlindjen blaugranave spanjoll.Bota