
Paul Poga ka vitin e dytë që është pjesë e "Djajve të Kuq" të Machester United. Ai u transferua nga Juventusi drejt Manchersterit për 110 milionë euro. Edhe pse pritej të shkëlqente te skudra e re sikurse bënte në Itali, diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Nga shumë specialistë të futbollit ndërkombëtar kalimi i Pogbasë te Manchesteri u komentua gjatë, duke e shpjeguar këtë gjë si dështim për mesfushorin francez dhe kështu ka ndodhur. Shkëlqimi që ai pati te Juventusi në Itali nuk u pa te "Djajtë e Kuq".
Së fundmi, ka qenë tabolidi britanik "The Sun" që ka zbuluar se Real Madridi pritet të bëjë "çmendurinë" e radhës duke ofruar 135 milionë euro për shërbimet e francezit. Objektivat e madrilenëve janë për merkaton e radhës, ata duan të sjellin Pogbanë në Madrid edhe pse u cilësua dështim te Manchester United.
[gallery columns="1" size="full" ids="205431"]