Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kush je ti që do i shënosh 30 gola Partizanit?!", Sinemati kundër deklaratës së Xhaferrit: Dy vite më parë Vllaznia ishte në Kategori të Parë dhe Partizani kampion

Shkruar nga NEWSPORT
"Kush je ti që do i shënosh 30 gola Partizanit?!", Sinemati

Vllaznia fitoi ditën e djeshme minimalisht 1-0 ndaj Partizanit. Pas ndeshjes, drejtori i Partizanit, Olsi Rama polemizoi për numrin e lartë të tifozëve që ishin prezent në stadiumin "Loro Boriçi" në një kohë që nuk lejohen prej pandemisë së Covid-19.

Administratori Alban Xhaferri në intervistë për "RTSH Sport", thumboi drejtorin Ramën duke u shprehur se nëse luhej me tifozë Vllazia mund të fitonte 30-0. Për këtë deklaratë të Xhaferrit ka folur edhe gazetari i njohur, Gëzim Sinemati që nuk ishte aspak dakortë.

"Unë nuk jam fare dakort me atë deklaratën e Alban Xhaferit që tha po të kishim stadiumin plot do t'i fusnin 30 gola Partizanit. Po kush je ti që do i fusësh 30 gola se para dy vitesh Vllaznia ishte në kategorinë e parë dhe Partizani ishte kampion", u shpreh Sinemati në emisionin "Procesi Sportiv".

Poll

Lexo gjithashtu