
Filipe Gomes ka postuar në facebook-un e tij një foto ku shfaqet në stadiumin legjendar, "Qemal Stafa". Ish-mesfushori brazilian i Partizanit bëhet nostalgjik për skuadrën e kuqe, teksa pikërisht një vit më parë 15-herë kampionët e Shqipërisë barazuan në "Selman Stërmasi" në derbin kundër Tiranës.
Një ditë para ndeshjes deçizive kundër Kukësit, Gomes shkruan: "Nuk ishte një ditë e zakonshme. Nuk ishte një ditë e mërzitshme. Hajde Partizani", përfundon mesfushori brazilian në facebook-un e tij. Pas këtij postimi nuk kanë munguar komentet nga tifozët e kuq të cilët përshëndesnin brazilianin që luajti për një sezon në Shqipëri.
[gallery columns="1" size="full" ids="106935"]
Poll