
Valencia ka nënshkruar një kontratë të re ditën e sotme me talentin e mesfushës, Javi Guerra. Mesfushori 20 vjeçar bëri debutimin e tij në La Liga këtë vit. Debutimi për talentin spanjoll shkoi më së miri pasi shënoi një gol vendimtar kundër Real Valladolid.
Mesfushori ka qenë pjesë e akademisë nga ku luajti me ekipin e Valencia B, por pas performancave të mira u thirrë në ekipin e parë. Guerra ka zhvilluar 6 ndeshje me Valencian në La Liga dhe kjo gjë ka bërë që klubi t’i besoi atij të ardhmen. Tashmë mesfushori i Spanjës U19 ka kontratën e re deri më 30 qershor 2027.
Postimi i plotë i Valencia CF:
"Nga akademia në Mestalla"
https://twitter.com/valenciacf/status/1658424553540927490?s=20
Poll