
Xabi Alonso ka rinovuar me Bayer Leverkusen deri në vitin 2026. Trajneri spanjoll mori “frenat” e kipit gjerman në tetor 2022.
Në vetëm 8 muaj ai transformoi ekipin. Nga një fillim katastrofal ai e udhëhoqi ekipin deri në gjysmëfinale e Europa League ku u mundën nga Roma e Jose Mourinhos. Teksa në Bundesligë ekipi i tij përfundoi në vendin e 6-të duke marrë pjesë në kompeticionet europiane.
Pavarësisht interesimit të Real Madrid dhe Liverpool, Xabi Alonso vendosi të rinovonte kontratën që këtë verë, edhe pse aktualja i përfundonte në vitin 2024.
Poll