ZYRTARE/ Sevilla gjen zëvendësuesin e Bounos, një 32-vjeçar merr “çelësat” e portës
Shkruar nga NEWSPORT
Sevilla ka arritur të gjejë zëvendësuesin e Yassine Bounos. Skuadra spanjolle ka zyrtarizuar afrimin e 32-vjeçarit, Orjan Nyland, i cili transferohet në La Liga si lojtar i lirë. Norvegjezi ka përfunduar kontratën me Lepzig, teksa vendos të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.
Nyland në të kaluarën ka luajtur edhe në Premier League te Aston Villa, Norwich, Bournemouth dhe Reading. Ndërsa sezonin e fundit e kaloi në Bundesligën gjermane tek RB Leipzig.
32-vjeçari në sezonin e fundit ka luajtur vetëm 3 ndeshje me klubin gjerman, teksa ishte zëvendësuesi i portierit hungarez Peter Gulacsi. Norvegjezi ka firmosur për 1 vit kontratë me spanjollët.