ZYRTARE/ "Pasurohet" Bundesliga, ylli i Real Madrid transferim surprizë në Gjermani
Shkruar nga NEWSPORT
Isco eshte lojtari me i ri i Union Berlin. Lajmin e ka konfirmuar vete trajneri i gjermaneve per median e klubit. Katër herë fituesi i Champions League me Real Madrid pasi u lirua pak javë më parë nga kontrata me Sevilla do të kryejë sot vizitat mjekësore në Berlin.
30-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës që renditur e dyta në Bundesligë me vetëm një pikë larg Bayern-it. Për spanjollin ka patur interesim edhe nga skuadra tjetër e Bundesligës, Red Bull Leipzig për të zëvëndësuar të dëmtuarin Olmo.
Por ka qenë vetë Isco që zgjodhi në fund Union Berlin duke patur parasysh edhe formën e tyre të mirë në kampionat dhe në Europa League.