ZYRTARE/ Leicester bie nga kategoria pas 8 vitesh, largohet mesfushori belg
Shkruar nga NEWSPORT
Youri Tielemans largohet nga Leicester pas 4 vitesh. Lajmi u zyrtarizua nga vetë lojtari, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor. Mesfushori belg u largua nga tifozët e dhelprave me një postim në Instagram.
26-vjeçari është transferuar te Leicester në janar të 2019-ës nga Monaco, fillimisht në formë huazimi dhe më pas klubi anglez bleu përfundimisht kartonin e tij. Tielemans e mbyll aventurën e tij me 28 gola në 195 ndeshje, duke fituar një FA Cup dhe një Community Shield në 2021.